Mundësuar nga Vjosa.org
Bujtina Peshtan
Një eksperience e paharrueshme në një nga fshatrat më të bukura të shqipërisë...

VLERËSIME

Bujtina jonë ndodhet në fshatin turistik "Peshtan", në Tepelenë, Shqipëri.
I rrethuar nga male, pamja të lë pa frymë. Do të gjeni ushqim tradicional, ajër të pastër dhe mikpritje.
Një fakt interesant është se në këtë fshat u zhvillua lufta italo-greke, Lufta e Dytë Botërore.
Në bujtinë tonë do të gjeni një muze të vogël me shumë sende lufte të mbledhura
përreth zonës dhe shumë histori për luftën. Pronarët e bujtinës janë guida malore të certifikuara.
Ata organizojnë turne nëpër zonë, të cilat turistët i duan. Në këtë mënyrë mund të shihni bukuritë
që ofron fshati ynë. Një vend ku natyra, historia dhe kulinaria kombinohen shumë mirë.
Do e dashuroni!

DISA ARSYE PSE TE ZGJIDHNI BUJTINËN PESHTAN
Guidat malore te licensuara ne bujtinë ofrojnë ture të ndryshme përreth zonës. Turet variojnë nga vështirësia më e ulët, deri tek ajo më e lartë. Disa prej tyre janë “Turi i Luftës Italo-Greke”, “Turi i Kanionit të Lumit të Zagorisë”, “Turi i Kalasë”, “Turi i Shkëmbit mbi Vjosë” e shumë të tjerë.

Bujtina është ndërtuar me idenë e ndërthurjes së turizmit historik, malor si dhe kulinarisë, për të sjellë dicka tradicionale, por edhe familjare dhe të rehatshme njëkohësisht. Bashkëveprimi me natyrën dhe historinë e fshatit është prezent në cdo detaj të ambientit të bujtinës. Pamja që ofron bujtina është shume natyrale, e bukur dhe shplodhëse dhe ambienti përreth të ofron ndjesinë e qetësisë dhe privatësisë.
Në oborrin e bujtinës do të gjeni një muze historik të Luftës së Dytë Botërore të krijuar prej Mirelës dhe Shpëtimit. Ky muze është i mbushur me objekte të luftës italo-greke, të cilat janë gjetur në oborrin e shtëpisë, në fshat, si dhe në malin Golik. Këto objekte janë ruajtur dhe mirëmbajtur ndër vite nga të zotët e bujtinës. Ky muze përfaqëson historinë e fshatit dhe sigurisht është një atraksion i madh turistik.

Të zotët e bujtinës janë koleksionues dhe njohës të vetive të bimëve medicinale të shumta që zona ka. Në bujtinë do të gjeni varietete të ndryshme bimësh medicinale dhe erëzash, të cilat shquhen për vetitë e tyre kurative, qetësuese por edhe për përdorim në kulinari.

RRETH PESHTANIT
Gjatë qëndrimit tuaj në Peshtan do të jeni drejtëpërdrejtë në kontakt me natyrën. Fshati ofron një pamje shumë të bukur të malit Trebeshinë dhe malit Dhëmbel, pjesë e vargmalit Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërckë, si dhe nga ana tjetër të malit Shëndëlli dhe Lunxhëri (Mali Golik), pjesë e vargmalit Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto.
Fshati gjendet rrëzë malit Golik, i cili ka qenë një nga frontet më të ashpëra të Luftës Italo-Greke në periudhën tetor 1940 - prill 1941. Kjo gjë vihet re nëpërmjet mbetjeve të shumta të luftës të cilat gjenden në fshat si dhe në malin e Golikut. Në fshat është krijuar gjithashtu në mënyrë vullnetare një muze i voglë me mbetje të ndryshme të Luftës Italo-Greke, i cili gjendet në oborrin e “Bujtinës Peshtan”.
Fshati është i pasur me burime të shumta ujore. Ka një infrastrukturë rrugore shumë të mirë dhe është i gjetshëm lehtësisht. Gjatë qëndrimit tuaj në fshat do të keni mundësi të vizitoni natyrën përreth dhe vendet ende të panjohura nga vizitorët, memorialin e poetit disident Trifon Xhagjika, kishat e vjetra etj. Banorët vendas janë mikripritës dhe të gatshëm të flasin për historitë e fshatit dhe ngjarjet ndër vite. Nëpërmjet guidave malore të certifikuara realizohen ture të ndryshme përreth zonës.

SI MUND TE ARRINI TEK NE?
Midis Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit. Aty ku bashkohet Vjosa me Zagorien. Rrethuar me male dhe histori, rrëzë Golikut dhe përballë Trebeshinës.
Ju mirëpresim!
SI MUND TE ARRINI TEK NE?

⬇️ FAQ (Pyetje & Përgjigje të Shpejta) ⬇️
Ku ndodhet Bujtina?
Midis Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit. Aty ku bashkohet Vjosa me Zagorien. Rrethuar me male dhe histori, rrëzë Golikut dhe përballë Trebeshinës.
Cilat vakte janë të përfshira në çmim?
Të përfshira në çmim janë mëngjesi dhe darka.
Cfarë ushqimesh ofroni?
Në bujtinën tonë ofrojmë gatime tradicionale të zonës sic janë mish i pjekur, byrek, gjellë me arra, sallata të ndryshme, djathë të zonës dhe glikoja me rakinë që nuk mund të mungojnë në tavolinat tona.
Si mund të rezervoj?
Pagesa bëhet në Cash në momentin që ndodheni në ambjentet e bujtinës sonë.
A mund të marr një mace apo qen me vete?
Po, kjo nuk përbën problem. Ju mund të merni një mace po një qen me vete.
Kur bëhet Check In dhe Check Out ?
Chek In bëhet deri në orën 21:00, ndërsa chekout bëhet në orën 11:30.
Mund të na ndiqni apo kontaktoni në
069 317 2603